Prokuroria Speciale ne Maqedoni ka nisur hetimet per çështje gjyqësore, “Fortesa”, qe lidhet me skandalin e përgjimeve. Ish-shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe ish Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, jane mes pese personave te dyshuar si te perfshire ne shkatërrimin e disa pajisjeve, me te cilat jane kryer përgjimet ne vitet 2014 e 2015. Demi i shkaktuar shtetit kap shifrën e 10 milionë eurove. Sipas Prokurorisë, pak kohe perpara operacionit të vitit te shkuar ne Kumanovë policia sekrete maqedonase ka shkatërruar në procedurë të dyshimtë dhe në kundërshtim me ligjin pajisje dhe materiale të përgjuara. Prokurorja Katica Janeva gjate nje konference per shtyp eshte ndalur edhe tek përgjimet e publikuara se fundi ne rrjetet sociale e qe po përdoren per qëllime politike. Behet fjale per biseda private ndërmjet funksionarëve dhe ish funksionarëve shtetërore dhe ajo ka kërkuar qe personat e prekur te paraqiten ne prokurori dhe te nisin procedurat penale. Por nga ana tjeter edhe ata qe kane përgjime audio te bisedave te siguruara ne mënyrë te paligjshme duhet t’i dorëzojnë ne kete institucion. Ligji i pergjimeve ne Maqedoni do te pesoje ndryshime. Katër partitë kryesore kane pranuar rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe kete e konfirmoi permes nje postimi ne Twitter ambasada amerikane ne Shkup. Ndryshime do te kete ne ligjin për privatësine dhe ate për informatorët. Ligji për mbrojtjen e informatorëve, duhet t’i inkurajojë të punësuarit në institucionet shtetërore, qe te tregojnë kur jane deshmitare te shkeljeve dhe i mbron ata nga largimi nga puna, por parashikon dënime për mediat qe publikojne biseda që prekin privatësinë, por jo ato me interes publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *