Qytetarët e Maqedonisë votuan këtë të dielë në referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë, një verdikt historik që pritet ti hapë vendit driten jeshile për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.

 

Procesi i nisur në orën 7 të mëngjesit u mbyll zyrtarisht në orën 19.00 dhe gjatë ditës nuk u shënua asnjë incident serioz.

 

Sipas të dhënave të KSHZ deri në ora 18 e 30 kanë votuar rreth 35 për qind, apo 519 mijë e 400 qytetar. Mbi 450 mijë duhet të votojnë pro, që referendumi të kalojë, në këtë këtë proces votimi duhet të kalohej pjesmarrja prej 900 mijë votuesish.

 

Votuesit iu përgjigjën pyetjes: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

 

Më herët gjatë ditës liderët politikë dhanë mesazhet e tyre pro marrëveshjes për emrin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *