Rajoni
Maqedoni, dënohet me 6 vjet burg autori i vrasjes së 4-vjeçarit shqiptar

Gjykata themelore e Shkupit dënoi me 6 vite burg Boban Iliq, maqedonasin që përplasi për vdekje me makinë 4-vjeçarin shqiptar Almir Aliu.
Dënime me disa muaj heqje lirie morën edhe babai i të miturit, Sedat Aliu si dhe xhaxhai e tij, te akuzuar për dhunë. Avokati i familjes Aliu tha për mediat se do të apelojë vendimin.
Reklamë
Ndërsa familjarët paralajmëruan se do të ngrenë padi ndaj prokurores së çështjes dhe gjykatëses.
Vrasja e Almir Aliut, ka shkaktuar protesta të shumta në Maqedoni: familjaret e te miturit dhe mbështetës te tyre kane kërkuar vendosjen e drejtësisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




