Prokuroria në Shkup ka arrestuar ish-kreun e kuvendit Trajko Veljanovski, si dhe ish-ministrin e arsimit dhe ate te transportit. Prangosja e tyre lidhet me ngjarjet e dhunshme në kuvend me 27 prill 2017. Ata dyshohet se kanë organizuar ngjarjet e përgjakshme në kuvend.

 

Të arrestuarit janë marre në pyetje nga gjykatësi në Gjykatën Penale, ndërkohe qe ish-kryetarit të kuvendit nuk mund t’i caktohet masa e paraburgimit për shkak të imunitetit të deputetit. Arrestimi ka ardhur  pas zbulimit të shumë tabulateve telefonike dhe komunikime mes tyre dhe të akuzuarve të tjerë, lidhur me dhunën e ushtruar ne parlament ndaj deputeteve te LSDM, si dhe deputeteve shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *