E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Manzë, protestë kundër plehrave/ Banorët nuk i duan mbetjet e Durresit në zonën e tyre

Pas banorëve të Sukthit, edhe ne Manzë njerezit janë ngritur në protestë kundër depozitimit të plehrave të Durrësit në territorin e tyre.

Ata kundërshtojnë transportin e mbeturinave aty, pasi kjo zonë nuk përballon dot as mbetjet e banorëve vendas. 

Protestuesit thane se gjatë ditëve të fundit kanë ardhur pafund kamiona me plehra nga Durrësi.

“Jemi dakord që landfilli i Durrësit të bëhet zonë e pastër, por ama të merren plehrat dhe të shkojnë në vendin e caktuar, në Sharrë.”

Reklamë

Protestës i është bashkuar edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili eshte shprehur se kjo eshte nje katastrofe mjedisore që nuk duhet lejuar te vazhdoje me tej.

Bashkia e Durresit ka deklaruar disa dite me pare se eshte duke studiuar mundesine per nje vend te ri per depozitimin e mbetjeve urbane, nderkohe qe po diskuton edhe me Ministrine e Financave për dhenien e nje fondi te posacëm per hedhjen e mbetjeve ne landfillin e Sharres.

Vazhdo të lexosh

Reklamë