Subscribe

Propozimi i Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për të angazhuar ushtrinë në luftën kundër kanabisit solli reagime te menjëhershme brenda qeverise. Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e konsideroi si joserioze kërkesën e Manjanit. Edhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri, tha se vendi nuk ndodhej përballe nje emergjence kombëtare. Por  Manjani ka vazhduar polemiken me koleget ne qeveri. Ne një status në Facebook, ministri i drejtësie thekson se lufta kudër kanabisit është një çështje serioze dhe serioziteti, nuk përcaktohet nga cilësia e kolltukut që ofron detyra publike.

“Çështja e shkuljes së hashashit nga toka por edhe nga mendja jonë është sot më seriozja! As shoqëria, as ekonomia, as politika, as biznesi (rinia jo e e jo) nuk kanë hajër nga hashashi! Përhapja e këtij fenomeni është katastrofë për të gjithë ne! Prandaj e përsëris edhe njëherë atë që thashë të martën e shkuar: Nga ky fenomen duhet të ndahemi tani! Më vonë do jetë shumë vonë! Tani është momenti për ti dhënë dërrmën kësaj të keqe që është ende në fazat e hershme të tij! Më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar” infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë ne dorë ligjin! Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi “dehës” i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq!”

Ministri i Drejtësisë shkruan se të gjithë pa dallim, policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë  duhet të jenë pro shfarosjes së kësaj të keqeje.

“Tani është momenti të shfarosim farën e hashashit sepse na duhet krahu i punës për ekonominë e ligjshme kombëtare! Ekonomia nuk zhvillohet dot nëse krahu i punës joshet të “dalë partizan” nga ekonomia rraskapitëse e hashashit! Tani duhet të ndërhyjmë fort e me mend në kokë që të parandalojmë ngjarje kriminale që burojnë natyrshëm nga hashashizimi i shoqërisë! Duhet të ndalojmë farën e hashashit por edhe rekrutimin e “ushtarëve” që ruajnë parcelat e paligjshme dhe bosët e tyre që kërcënojnë sigurinë tonë publike! Të gjithë duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqe, më e madhja që kemi sot midis nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa dallim!’

Duke iu referuar propozimeve te fundit te ministrit Tahiri per amendime te Kodit Penal, Manjani risjell ne vemendje faktin se që në prill të këtij viti ka depozituar në qeveri projektin për ndryshime në ketë Kod! Dhe Majnani e mbyll duke theksuar se ky projekt është aty, në Qeveri, në pritje për miratim!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *