Subscribe

Pas dorëzimit te opinionit përfundimtar te Komisionit te Venecias, Ministri i Drejtësie, tha se tashme të gjitha palët duhen të fokusohen tek miratimi i reformës. Ministri vijoi sulmet ndaj gjyqtarëve duke i cilësuar si të përfshirë në afera korruptive. Por i thirrur në koherencën e organizuar nga EURALIUS, për këshillimin e ndihmës ligjore, ministri Manjani u përball edhe me kritikat e ekspertëve të huaj.
Statusi i ndihmës juridike nuk i jepet shtresave në nevojë si, shtresat e margjinalizuara apo edhe pakicat kombëtare. Sistemi aktual i drejtësisë nuk ka një faturë financiare për avokatët e caktuar kryesisht, ku mbrojtësit ligjorë kanë një pagesë të ulët dhe në rastin më të keq nuk paguhen fare. Prandaj reforma në drejtësi do të rregullojë shumë gjëra që mungojnë brenda sistemit dhe do ta afrojë Shqipërinë me vendet e tjera të Bashkim Europian.
Gjatë diskutimeve u vu ne dukje fakti se avokatët e caktuar kryesisht nga shteti nuk paguhen, duke u bërë problem në procese, sidomos në ato ku përfshihen njerëz nga shtresat e varfra e të pambrojtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *