Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka raportuar ne Komisionin e Ligjeve për nivelin e kriminalitetit gjate vitit 2021. Ai ka mbrojtur qëndrimin e mazhorancës për hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK.

 

Për anëtarin e këtij komisioni, njëherësh deputetin e PD, Enkelejd Alibeaj, kjo përbën ndërhyrje të politikës në gjyqësor.

 

ENKELEJD ALIBEAJ
DEPUTET I PD
Dy ditë pas kryeministrit, vetë Ministri i Drejtësisë, ju, i kërkoni SPAK-ut hetimin e një kundërshtari politik gjatë një konferencë të organizuar nga KLGJ. Madje këto deklarata i bëtë në prani të Ambasadores së Amerikës. Po sot? Kur nuk lë asnjëlloj daljeje pa goditur SPAK e prokurori, duke i imponuar nga lartësia e detyrës së KM, axhendën. Kjo bie ndesh me fjalët shumë të bukura që ju kishit në raport.

 

ULSI MANJA
MINISTER I DREJTESISE
Ti kërkosh prokurorisë të japë përgjigje, çfarë bëhet me 4 çështje, që thotë i kam regjistruar si vepra penale, besoj se kjo lidhet me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore që ka këshilli i ministrave. Të kërkosh hetime të shpejta, kjo lidhet me efektivitetin e sistemit të drejtësisë. A mund të flasim për efektivitet, kur nga mos hetimi skadojnë afatet. Unë e konsideroj një thirrje, një kërkesë për performancë për këto institucione.

 

Me tone të ashpra edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi hetimin e dosjes 184, për krimet zgjedhore.

 

OERD BYLYKBASHI
Pse nuk kercëllitni dhëmbët për krimet zgjedhore? Pse nuk vini burime në dispozicion, pse nuk është prioritet i juaji goditja e krimit zgjedhor?

 

ULSI MANJA
Shpalosi politiken e forcës së vetë politike. Ne po përpiqemi të çojmë përpara atë që nuk e keni bërë ju që nga 2016. Korrupsioni ishte aty mes jush, korrupsioni flinte me ju ne paradhomën e kryeministri.

 

Ministri i Drejtësisë Manja theksoi se goditja e korrupsionit është prioritet për qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *