Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja njoftoi se ashtu si Taulant Balla edhe ai do t’i drejtohet gjykatës për akuzat e bëra nga Basha.

 

Në një postim në “Facebook”, Manja i bëri me dije kreut demorkat se kur të vijë dita që ky i fundit të jap llogari para një prokuri ai do t’i ofrojë asistencë kundër tharrjes së gurrmazit.

 

Sipas Manjës, bilbilave si puna e kreut demokrat u ka ardhur koha që të ulen në karrigen e hetimit.

 

“Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!  Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës! Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam, u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit”

 

Kreu demokrat pas dalejs nga prokuroria ku dëshmoi në lidhje me çështjen “Toyota Yaris” këtë të martë, akuzoi deputetin Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë të përfshirë në këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *