Subscribe

Kjo thënie e Viktor Hygoit merr akoma më shumë kuptim sot, në kohën kur jetojmë mes botës reale dhe asaj virtuale. I tillë është rasti i 75 milion personave në të gjithë botën, përfshi dhe Shqipërinë, të cilët janë pjese e lojës “pokemon go”. Gjatë gjithë kohës në shtëpi, rrugë apo në punë, lojtarët e saj jetojnë mes këtyre dy botëve. Ata njoftohen për vendndodhjen e një pokemoni dhe rendin pas tyre për t’i kapur ato. Loja është një krijim i kompanisë Ninatik, e cila e frymëzuar nga filmi i animuar “pokemon”, e ka sjellë atë në celularët e të gjithë përdoruesve, si për sistemin android ashtu dhe për IOS. Loja është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën dhe deri më tani numëron mbi 75 milion përdorues me një trend në rritje. Por megjithë suksesin kjo lojë ka dhe kritikët e saj. Portali mbi lajmet teknologjike “The next web” në nje opinion të tijin mbi “pokemon go” rendit disa nga arsyet se pse lojtarët e saj duhet ta braktisin atë menjëherë. E para, është se loja nuk stërvit asnjë aftësi. Arsyeja e dytë është se lojtarët bëhen aq të varur prej saj sa përfundojnë duke harxhuar para për të patur më shumë shpejtësi në arritjen dhe kapjen e pokemonëve dhe së treti dhe më e rëndësishmja kjo lojë është një humbje kohe. Masivizimi i “pokemon go” ka sjelle probleme dhe aksidente rrugore e madje, edhe viktimën e pare, sic ishte rasti i 18 vjecarit nga Guatemala, i cili u qellua per vdekje nga i zoti i shtëpisë, pasi kishte hyre fshehurazi per te kapur kafshën virtuale. Ndaj gjëja më me vlerë në këto raste per përdoruesit është ta harrojnë atë e të rifitojnë lirinë, ose ne te kundërt, mund te bëheni dhe gazi i botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *