Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme per kreun e Bashkisë së Matit, Agron Malajt dhe kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra.

Sipas Partisë Demokratike, Agron Malaj ka qenë i dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe se nuk duhet të qëndronte më në detyrë, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe njoftoi se Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin.

Nga ana tjetër, Gurra u denoncua në 2 shkurt nga Lëvizja Qytetare Sopoti me përfaqësues Rexhep Hanën. Sipas tij, Gurra kishte falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd në vitet 2007-2008 për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit. Sipas Prokurorisë,  Gurra nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim, po ashtu nuk është as i dënuar për falsifikim të vulave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *