Arbian Mazniku, nënkryetar I Bashksië Tiranë thotë se në mandatin e tretë ekipi drejtues në këto zgjedhje do të bëjë ndërhyrje kapilare në infrastrukturën e kryqytetetit. Në një intervistë për emisionin E-ZONE, Mazniku e vë theksin tek investimet në cdo lagje, kjo pas përfundimit të disa vëprave të mëdha publike në këto tretë vite.

 

“Tirana nuk i ka patur më mirë punët nga ekonomia sesa sot. Numri i bizneseve gati është dyfishuar duke arritur në 55 mijë, ndërsa numri i qytetarëve të punësuar është rritur ndjeshëm duke arritur në 436 mijë. Ne mendojmë se në katër vitet në vijim do të kemi mundësinë të ndërhyjmë në cdo lagje për të investuar në rehabilitim e tyre. Do të bëjmë ndërhyrje kapilare për ta bërë edhe më europian kryqytetin”, -u shpreh Mazniku.

 

I pyetur se pse programi i kandidatit socialist, Erjon Veliaj, nuk parashikon lehtësira fiskale për 4 vitet në vijim, Mazniku përgjigjet:

 

“Edhe ne e kemi të lehtë të themi që do të ulim taskat, siç bën kandidati tjetër. Por nëse kjo ndodh pas 30 ditësh bashkia do të jetë në kolaps dhe sdo të ketë mundësi të oforjë shërbimet për qytetarët. Bashkia nuk  ka si qëllim uljen e nje takse apo tatimi, por ofrimin e një taksimi të ndershëm dhe një barrë taksash që rëndon në mënyrë të drejtë tek qytetari dhe biznesi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *