Mandatet e opozitës në KQZ, Ruçi i dërgon formularët brenda 24 orëve

Kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka humbur kohe dhe brenda 24 orëve i ka dërguar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dorëheqjet e deputeteve demokrate.
Burime pranë parlamentit bëjnë me dije se dorëheqjet e 56 deputeteve janë dorëzuar ne KQZ. Sipas Kodit Zgjedhor Parlamenti kishte një muaj kohe për ta kryer këtë proces, por mesa duket mazhoranca ka vendosur te mos prese.
Tashme i gjithë procesi është ne dorën e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sipas kodit elektoral mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së Partisë Demokratike dhe LSI.
Tashme 5 anëtarët e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duhet te bëjnë spostimin e listës duke marre kandidatet një nga një. Por opozita synon qe ky proces te mbyllet sa me shpejt dhe po mbledh firmat e te gjithë kandidateve ne mënyrë qe te konkretizohet djegia e mandateve.




