Objektiv i realizuar per Hoze Murinjon. Manchester United është fitues i Uefa Europa League, e para ne histori per skuadrën angleze dhe sezonin e ardhshëm do te marre pjese direkt ne Champions League. Ne Friends Arena te Stokholmit, djajtë e kuq shënuan nga nje gol ne çdo pjese ne nje finale jo shume spektakolare ne planin teknik por perfekte ne ate taktike. Talentet e Ajaksit nuk arritën per asnje moment te dilnin ne lojën e tyre dhe per me teper pa gjetur hapësira ne prapavijën kundërshtare per t’u shfaqur te rrezikshëm. Ne finalen e kupës se vogël te europes u përplasen dy skuadra me histori te ndryshme te futbollit modern. Nje skuadër e pasur jo vetëm ne buxhet, por edhe emra potente te futbollit përballe nje grupi lojtaresh te talentuar me mjaft te ardhme. Nje ndeshje e studiuar taktikisht qe nga minuta e pare ne mënyre perfekte nga Murinjo, anglezet patën edhe fatin me vete kur ne minutën e 18 Pogba çoi ne rrjete topin e devijuar nga Sanchez pas nje rikuperimi te Felainit. Përballe nje skuadre te vendosur mjaft mire ne fushe, holandezet nuk arritën te reagonin ndërsa Manchester United goditi përsëri me fillimin e pjesës se dyte kur Mkitarjan dyfishoi rezultatin. Deri ne fund te takimit anglezet arritën te administronin rezultatin kjo edhe fale shtepersise se kundërshtarit ne krijimin e rasteve drejt portës se tyre. Trofeu i trete pas Community Shield dhe kupës se ligës per djajtë e kuq te cilet me kete triumf sigurojnë te drejtën e kualifikimit direkt ne Champions duke fshire disi nje sezon zhgënjyes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *