Manchester United dhe Ajaks janë dy finalistet e kupës se vogël te europes per ketë sezon. Ne Old Traford djajtë e kuq barazuan 1-1 kundër Celta Vigos, duke vazhduar me tej fale fitores 1-0 ne takimin e pare. Një ndeshje me shume fizike se sa teknike per djemtë e Murinjos qe kërkonin te mos pësonin gol përballe nje ekipi qe kërkoi te surprizonte, por pa shume fat.

 

Pikërisht nga këmbët e Rashford deciziv ne sfidën e pare nisi dhe aksioni i golit ne minutën e 17, kur pas pasimit te Felaini, mesfushori belg me lehtësi me koke kaloi ne avantazh te zotet e shtëpisë. Pas golit te shënuar, ritmi i lojës ra ku me shume ra ne sy nervozizmi i lojtareve te te dy skuadrave. Goli i barazimit te spanjolleve erdhi vetëm ne minutën e 85 me ane te Ronkalia, por argjentinasi tre minuta me vone doli nga fusha e lojës me karton te kuq, se bashku me Baily te Manchester United pas nje përplasje me duar me njeri tjetrin. Ne finalen e takimit Guideti kishte mundësinë per te eliminuar anglezet, por gaboi ne mënyre te papritur me portën bosh. Ne takimin tjetër, Lion fitoi ne Park Olimpik 3-1 ndaj Ajaks me këta te fundit qe prenë biletën per ne finale pas fitores 4-1 ne takimin e pare.

 

Edhe pse vendasit e nisen me mjaft presion takimin, holandezet goditen ne te vetmin rast kur Dolberg ne minutën e 27 kaloi ne avantazh miqtë. Ne minutën e 45 Alexander Lakazete barazoi nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa ne minutën e pare te shtesës kaloi per here te pare ne avantazh skuadrën e Lion. Ne pjesën e dyte, francezet kishin mundësi te gjenin përsëri rrjetën, por Fekir dhe Toliso nuk u treguan te sakte përballe portës kundërshtare. Ne minutën e 81 erdhi dhe goli i Gezal, por tepër vone qe francezet te rikuperonin shifrat e perballjes se pare.

 

Finalja e kupës se vogël te europes do te luhet ne 24 maj ne Stockholm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *