Java e 27 e kampionatit anglez ka dhuruar emocione të mëdha me supersfiden Manchetsre United vs Arsenal. Djajtë e kuq kanë arritur një fitore speltakolare 3 me 2 ndaj topçinjve, të cilët humbasin gjithnjë e më shumë terren në garën për titullin kampion. Mesa duket londinezet e kishin nënvlerësuar potencialin e skuadrës se Van Gaal, e cila ka pasur një qëndrueshmëri të madhe në javët e fundit. E megjithatë atmosfera e një supersfide te tille i ka karikuar në maksimum djajtë e kuq në fushën e tyre. Pas debutimit fantastik të enjten ne Europa Lige, talenti i Man United, Rashford ,ka shkëlqyer edhe kundër Arsenal, duke realizuar një dopiete në minutat 29 dhe 32. Të shastisur nga dy golat e talentit vendas, topçinjtë shkurtuan diferencat ne te 40 me anë të ishi si Dani Wellbeck, e megjithatë ky gol ishte thjesht një iluzion për miqtë, pasi Ander Herrera në të 65 shënoi golin e trete për Manchester United. 4 minuta më vonë Ozil provoi të rifuste në lojë londinezet, por rezultati 3 me 2 nuk do të ndryshonte me deri ne fund. Djajtë e kuq i bëjnë presion Manchester Cityt ne zonën champions, ndërsa Arsenal rreshket 5 pikë pas Leicester të vendit të parë dhe 3 pikë pas Totenhamuit të vendit te dytë që fitoi me përmbysje kundër Swansea. Italiani Paloski befasoi spursat në minutën e 19, ndërsa përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë me Chadli dhe Rose.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *