E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester United fiton ndaj City

Hoze Murinjo rikthehet me fitore ne derbi pas shkatërrimit ne Londër nga Chelsea. Ne Old Traford Manchester United mundi Manchester Cityn te Guardolies 1-0, duke vazhduar me tej ne kupën e ligës ne momentin me delikat te kësaj skuadre. Një formacion me te gjithe titullarët ne fushe, djajtë e kuq arritën te zhbllokonin shifrat vetëm ne minutën e 54 me Huan Mata. Ne kampin tjetër, sitizens nuk patën forcën e duhur per te reaguar dhe tashme Guardiola duhet te ndërhyje ne krizën me te madhe te sezonit ne 5 ndeshje pa shijuar fitoren. Nje triumf edhe ne planin personal per teknikut Luzitan qe ne 18 përballje arriti fitoren e 4 ndaj spanjollit qe nga ana e tij e ka mundur 9 here Hoze Murinjon. Ndërkohe ne derbin e Londrës, Uest Hem mundi Chelsean 2-1 duke prere nje bilete per çerekfinale. Antonio Konte me shume titullarë ne pankine, nje fakt i shfrytëzuar ne mënyrën me te mire nga te zotet e shtëpisë, qe zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 11 me Kouyate. Ne minutën e 48 Fernandes dyfishoi rezultatin, ndërkohe qe goli i Kahill ne minutën e 5 te shtesës per blutë, ishte vetëm sa per statistike.

 

Vazhdo të lexosh