E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester United 1 pikë për vendin e dytë

Ne takimin rikuperues te javës se 31 te Premier Leagues Manchester United nuk shkoi me shume se barazimi 0-0 ne fushën e Uest Hem duke siguruar përfundimisht vendin e dyte ne renditje.

 

0-0 ne London Stadium me djajtë e kuq qe u ngjiten ne kuotën e 78 pikëve, 4 me shume se Totenhham Hotspur kur ka mbetur edhe një jave nga përfundimi i kampionatit anglez.

 

Reklamë

Skuadra e Murinjos e nisin takimin pa u sforcuar ndërkohë qe te zotet e shtëpisë dhanë shkëndijën e pare me Arnautovic qe vuri ne prove De Gea.

 

Hammers filluan te fitonin terren gjate pjesës se pare ndërsa Kouyate provoi edhe njëherë gatishmërinë e portierit kundërshtar.

 

Por ne gjysmën e pjesës se pare gjithçka ndryshoi ne favor te Manchester United ku ketë here ishte portieri Adrian qe u beri balle tentativave te Lingard Sanchez dhe Shaw.

 

Ne pjesën e dyte skuadrat ulen ritmin ndërsa rastet ishin shume te pakta ndërsa ne fundin e takimit me pak fat Uest Hem edhe mund te kishte shënuar fale iniciativave te Arnautovic Carroll dhe Noble.

Vazhdo të lexosh

Reklamë