Manchester City i Pep Guardioles është edhe njëherë skuadra qe tërhoqi vëmendjen kete here ne javën e 17 te premier League angoleze. Te ashtuquajturit citizens kaluan me lehtësi pengesën Swansea 4-0 ne fushën e këtyre te fundit, duke arritur fitoren e 15 radhazi. Një rekord absolut ne historinë e kampionatit anglez ku asnjë skuader deri tani nuk e kishte arritur kaq fitore me radhe.

 

David Silva edhe njëherë protagonist i qytetareve me dopieten e tij nga nje per çdo pjese loje, ndërsa lanë shenje ne ketë ndeshje edhe De Brojne e Kun Aguero.  Manchester United i rikthehet fitoreve. Ne Old Traford djajtë e kuq munden jo pa vështirësi 1-0 Bornemuth.

 

Heroi i vendasve, futbollisti me i diskutuar i momentit  Romelo Lukaku i cili ne minutën e 25 kaloi ne avantazh vendasit. Gjithsesi skuadra e Hoze Murinjos vuajti shume ne ketë ndeshje, sidomos ne pjesën e pare e shpëtuar vetem nga portieri De Gea ne nje forme te jashtëzakonshme. Totenhem fitoi 2-0 kundër debutuesve te Brajton. Londinezet shënuan nga nje gol per çdo pjese ne Uembli. Fillimisht Aurier zhbllokoi shifrat ne minutën e 40 per te vulosur rezultatin koreani Son tre minuta nga fundi. Barazimi i dyte radhazi ne rezultatin me surprize te mbrëmjes per Liverpul. Te kuqte u ndalen me shifrat e bardha ne Anfield Roud kundër Uest Bromic Albion.

 

Te njëjtin rezultat arriti edhe Arsenal ne derbin londinez ne fushën e ketyre te fundit. Ndërkohe ne nje ndeshje te dominuar nga fillimi e deri ne fund dhelprat e Leicester City fituan ne fushën e Sauthempton 4-1, ndërsa Evertton 1-0 ne St James park ndaj Njukasell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *