Manchester City dhe Arsenal në gjysmëfinale

Manchester City dhe Arsenal jane dy skuadrat e para qe prenë biletat per ne gjysmëfinalet e kupës se ligës ne Angli. Por ne King Pauer, skuadra e Pep Guardioles u vu ne vështirësi, duke e mbyllur kohen e rregullt, por edhe 30 minutat e shtesës ne barazim 1-1 kundër vendasve te Leicester City. Pjesa e pare me e mire per te ashtuquajturit qytetaret qe gjeten golin e avantazhit me Bernardo Silva ne minutën e 26-te. Ne te dytën nje loje me e mire per dhelprat, ku tekniku Puel aktivizoi edhe dy yjet e skuadrës Mahrez dhe Vardy. Gjithsesi atëherë kur mendohej se Manchester City do ta mbyllte takimin me fitore, ishte skuadra vendase qe ne minutën e 6 te shtesës mori penallti pas nje faulli te Walker ndaj Gray dhe e transformuar ne gol nga Vardy. Te dy skuadrat ju drejtuan 30 minutave te shtesës, ku dhe aty rezultati nuk ndryshoi. Lotaria e penalltive dhuroi me te pabesueshmen ku pikërisht dy lojtaret deciziv, Vardy dhe Mahrez qe ndryshuan tërësisht lojën gabuan nga pika e bardhe ku nje merite te veçante kishte portieri kundërshtar Klaudio Bravo. Ashtu si 7 dite me pare ne Premier League, Arsenal dhe Uest Hem u përballen edhe njëherë ne derbi, por kete radhe me triumfin e skuadrës se Arsen Venger. 1-0 ne Emirates per topçinjtë me golin e vetem qe u shënua nga Velbek ne minutën e 42.
Napoli kualifikohet per ne çerekfinalet e kupës se Italisë. Përballe Udinezes ne San Paolo ne sfidën e vlefshme per raundin e 1/8-ve ishte nje fitore jo e lehte per skuadrën e Sarrit qe arriti shifrat minimale 1-0. Edhe pse kundërshtari per asnje moment nuk u shfaq i rrezikshëm, goli i vetëm i takimit u shënua ne minutën e 71 fale nje te majte te Insinje. Me pare vendasit kishin prekur edhe shtyllën me Ounas. Ne çerekfinale Napoli do te përballet me fituesin e çiftit Atalanta – Sasuolo.




