Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar tek spitali i Traumës në Tiranë të plagosurit nga Tërmeti i kësaj të shtune.

 

Ministrja në fjalën e saj ka deklaruar se deri më tani janë raportuar 68 persona të lënduar, në Tiranë  e Durrës, të cilët të cilët po marrin ndihmën e duhur nga autoritete, ndërsa theksoi se mes të lënduarve, nuk ka persona në gjendje të rëndë.

 

“Pashë nga afër gjendje e të lënduar. Aktualisht janë  duke marrë shërbimin 21 qytetarë.  Janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Të gjithë qytetarët po marrin shërbimin e nevojshëm. Situata e tyre është e qetë dhe po bëjnë të gjitha trajtimet. Në përgjithësi situata është e qetë dhe spitalet janë përforcuar me mjekë dhe infermierë për të përballuar situatën e shtuar. Janë 68 qytetarë që po marrin shërbimet në Tiranë dhe Durrës dhe shëndetësia është në gatishmëri me të gjitha strukturat. Kanë qenë  18 qytetarët  edhe në spitalin e Durrësit dhe unë do të shkojë për të parë nga afër edhe të lënduarit  në spitalin e Durrësit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *