Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje mjekëve, infermierëve dhe studentëve të mjekësisë që ndihen të gatshëm dhe duan të kontribuojnë në spitale apo shërbimet mjekësore, t’i bashkohen ekipeve mjekësore në terren.

 

Gjatë një video-mesazhi me rektorin e Univeristetit të Mjekësisë, Arben Gjuta, Manastirliu bëri thirrje për shtim të personelit mjekësor. Sipas ministres, kushdo që i përket fushës së mjekësisë të aplikojnë në dy portalet e qeverisë.

 

 

“Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës, me një profesionalizëm dhe vetëmohim, që nuk lë vend veçse për admirim dhe mirënjohje të thellë. Çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Prandaj, dua të bëj një thirrje publike, për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionist të shëndetit publik, të gjithë Ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë, për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku. Një thirrje për studentët e mjekësisë të cilët janë të ftuar gjithashtu për të na u bashkuar në këtë përpjekje, për të kapërcyer këtë situatë që mund ta përballohet vetëm nëse jemi të gjithë së bashku. Ndaj ftoj secilin prej jush që të na bashkohet në këtë luftë për të dhënë kontributin që vendi sot kërkon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *