Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID2.

Nisur nga situata aktuale e rritjes së rasteve të infektuar me koronavirus dhe pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Manastriliu deklaroi gjatë takimit me mjekët e këtij spitali se “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID-19.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Duke vlerësuar punën e specializuar të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ministrja tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek ish-kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *