Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se në Shqipëri nuk është shënuar asnjë i prekur nga koronavirusi. Pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencën globale si pasojë e shpërthimit të virusit të ri, Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën.

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se vendi ynë ka survejancë të infeksioneve dhe se strukturat shëndetësore do të rrisin masat në pikat hyrëse tokësore dhe detare.

 

“Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda.
Është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përforcojnë masat mbi gjurmimin në kohë reale. Kufizimi i lëvizjeve të njerëzve e mallrave nuk do jetë efektiv edhe sipas OBSH ndaj ne do rrisim edhe këshillimin e udhëtarëve drejt Kinës. Jemi vend me risk të ulët ndaj virusit por kjo sdo të thotë të mos aktivizojmë shkallët e parandalimit, e kemi planin e masave jemi duke e zbatuar në pikat e kalimit ajror detar e kufitarë. Po ashtu do të vijojmë të kemi një zhvillim të koordinuar të masave të ISHP, Inspektoratit Shëndetësor, Spitalin Infektiv, në koordinim dhe bazuar në planet dhe udhëzimet e OBSH dhe në zbatim të rregullores ndërkombëtarë të shëndetit. Shqipëria ka survejancë të infeksioneve. Kemi një sistem që funksionon më së miri. Kemi një laborator të mirë, me stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi të gjitha masat që do të ndërmarrin në raport me shkallën e rrezikshmëri.”

 

Për të shmangur çdo mundësi përhapjeje të virusit, ministrja theksoi se po punohet për përforcimin dhe zbatimin e planit të masave, si dhe për këshillimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Kinës.

 

“Bazuar në rekomandimet e OBSH është i nevojshëm që të gjithë strukturat të përçojnë masat mbi hetimin, gjurmimin në kohë të kontakteve dhe menaxhimin e tyre. OBSH dhe të dhënat që paraqet, ka treguar se kufizimi i njerëzve dhe mallrave mund të jetë më efektiv. Ndaj do të rrisim dhe këshillimin e udhëtarëve që udhëtojnë drejt Kinës, si një masë parandaluese. Momentalisht ne jemi një vend me rrezik të ulët ndaj virusit, por s’do të thotë që mos të aktivizojmë shkallët e masave. Jemi në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, të cilat do të përforcohen dhe pas vendimit të fundit të OBSH. Nuk ka asnjë rast të virusit në Shqipëri, por do të përforcojmë masat për atë çka po ndodh sot në botë. Përveç Kinës, 18 vende të botës kanë raste të virusit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *