Në një kohë kur ka debate të shumta në lidhje me efektivitetin e vaskinës kineze Sinovac dhe efektet anësore që mund të shkaktojë injeksioni, autoritetet sigurojnë për vlerat e saj. Në një intervistë për “Vizion Plus”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se deri më tani nuk ka patur të dhëna për problematika të shfaqura.

 

OGERTA MANASTIRIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Ne kemi një grup ekspertësh, i cili jo vetëm për vaksinën Sinovac, por edhe për të gjitha llojet e vaksinave që janë në vend, vlerëson efektet anësore dhe nuk janë konstatuar efekte anësore që mund të kenë shkaktuar problematika. Por sigurisht, ky është një proces në vijimësi. Kemi vijuar me mbi 10 mijë vaksinime në ditë. Janë mbi 300 mijë vaksinime të kryera deri më sot.”

 

Javën që vjen, sipas ministres, do të vijë një sasi tjetër e vaksinës Pfizer.

 

“Javës tjetër proitet të kemi sërish doza të Pfizer, që pritet të mbërrijnë në vend.”

 

Edhe pse situata në struktuart COVID është e qëndrueshme, ministrja siguroi se protokollet e mjekimit ndryshojnë, ashtu si në vendet e tjera të Europës, që trajtimi të jetë sa më efikas.

 

Manastirliu u shpreh se ajo vetë nuk është vaksinuar ende, ndërsa pret uljen e fashës moshore që të marrë injeksionin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *