Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Zall Bastarit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi këtë të hënë punimet në qendrën shëndetësore të Zall Bastarit, ku ka nisur puna për rindërtimin nga themelet të kësaj qendre.

“E kemi treguar me vepra dhe jo me fjalë që investimet në kujdesin parësor janë investime cilësore Nuk e kemi ndalur punën pë rindërtimin e qendrave të kundesit parësor nga veriu në jug të vendit dhe jam e kënaqur që edhe në këtë zonë të thellë, po rindërtojmë infrastrukturën e kujdesit parësor me të njëjtin standard, si në qytete edhe në zonat më të thella”, tha Manastirliu.

Ajo tha se në qendrat shëndetësore do të përfshihen edhe shërbime sociale për banorët, sidomos në zonat e thella.

“Mjekët dhe infermierët po vijojnë pa u ndalur duke ofruar shërbime për të gjithë banorët, duke trajtuar edhe pacientë me COVID19 sipas protokolleve tashmë të përcaktuara të mjekimit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *