E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Manastirliu: Në Infektiv ka fluks të shtuar qytetarësh me simptoma të rënda të COVID-19

Në Spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë shtrimet e reja. Shqetësues është fakti që ka edhe nga ata pacientë që janë me shenja të rënda të sëmundjes. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo shpërndau në “Facebook” një thirrje të doktore Nevila Gjermenit.

“Mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për trajtim mjekësor si pasojë e simptomave të rënda të COVID19. Nuk është asnjëherë e tepërt lutja e tyre për më shumë kujdes! Ju lutem dëgjoni apelin e dr. Nevila Gjermenit, e cila prej më shumë se 3 muajsh është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID19.”

Mjekja Nevila Gjermeni bëri thirrje që të zbatohen maksimalisht masat dhe rregullat me qëllim që gjërat të shkojnë mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë