Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut Sefer Dervishi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Dervishi rezultoi  pozitiv me koronavirus dhe qëndronte prej dy javësh në terapi intensive tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Në një mesazh në Facebook”, Manastirliu shkruan se me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, mjeku Sefer Dervish nuk ia doli ta mundë virusin e rrezikshëm.

“E trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të përkushtuar të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Dervishit, i cili luftoi për dy javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve, nuk ja doli ta mundë virusin e rrezikshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të dr. Seferit, mjekut të palodhur që i shërbeu me devotshmëri të pashoqe komunitetit të tij. U prehtë në paqe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *