Lezha do të ketë një maternitet të ri brenda muajit prill të vitit të ardhshëm. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të hënë se puna po ecën me ritme të shpejta, pavarësisht pandemisë.

 

 “Është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milion euro. Do të jetë një maternitet me kapacitet 55 shtetër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjeje. Ne jemi përperjekur të ecim me ritme të shpejta të punimeve, pavarësisht situatës së epidemisë dhe brenda muajit Mars-Prill do t’a kemi përfunduar të gjithë këtë projekt.”

 

Ajo shtoi se po vijon puna edhe në disa kantiere të tjera për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën.

 

Ministrja Manastirliu dhe kryeminsitri Edi Rama inspektuan nga afër punimet këtë të hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *