“Strategjia e ekspertëve funksionoi dhe këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Sistemi shëndetësor funksionoi në të gjitha hallkat e tij, nga shëndeti publik, në shërbimin e urgjencës dhe në të gjithë strukturat e shëndetësisë. Sot është dita e nëntë pa humbje jete dhe ky fakt na gëzon se për ne, çdo jetë e humbur është e dhimbshme”.

Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë gjatë komunikimit online të takimit të thirrur nga kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Duke vlerësuar rezultatet e deritanishme, Manastirliu tha se do të rriten kapacitetet e testimit.

“Po përgatitetimi për fazat e ri-hapjes dhe paralelisht po forcojmë kapacitetet tona me testimin dhe gjurmimin e rasteve, por edhe testimet serologjike për grupet e riskut sipas skemës dhe metodologjisë së vlerësuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të parë imunizimin e tyre dhe më pas edhe në populate.”

Komiteti Teknik i Ekspertëve i thirrur nga Kryeministri Rama ka sugjeruar vijimin me strategjinë e ri-hapjes, duke konsideruar se situata e deritanishme e COVID19 është e qëndrueshme, por do të vlerësohet në dinamikë, sipas treguesve të përcaktuar.

“Situata duket që është mirë e kontrolluar dhe siç u kemi thënë kur kemi propozuar strategjinë e hapjes, treguesit do të ishin numri i të infektuar të rinj, numri i të shtruarve në spitale dhe atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv, apo atyre qe mund të kishin humbur jetën. Nëse do të kishim mbi 15 raste ditore pozitive mesatarisht, 90 shtrime në spitale, apo 20 qytetarë që do të kishin nevojë për kujdes intensiv, do të na duhej të qëndronim në vend. Sot kemi 11 raste ditore pozitive mesatarisht dhe 30 shtrime. Fatmirësisht nuk i kemi arritur ato tregues që e frenojnë hapjen”, tha Mira Rakacolli nën cilësinë e kryetares së Komitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *