E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Manastirliu: Çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori

Ministrja e Shëndetësise Ogerta Manastirliu tha se po planifikohet hapja e cerdheve dhe kopshteve publike dhe private duke nisur nga data 1 qershor.

Megjithatë ministrja sqaroi se ky plan do të vihet në zbatim vetëm nëse numrat e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri do të jetë të qëndrueshëm.

Reklamë

Gjithcka, shtoi Manastirliu do të bëhet sipas planit në tentativë, dhe bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik.

Por drejtuesja e Ministrisë së Shëndetësise bëri të ditur se edhe vetë institucionet arsimore do të vlerësohet për kushtet higjeno-sanitare para se të happen.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët ëe vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë