Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të hënë se 400 pacientë të infektuar me koronavirus, që ishin në terapi intensive në spitalin Infektiv, janë shpëtuar.

Gjatë një takimi që zhvilloi me ekipin e mjekëve italianë dhe shqiptarë, ministrja tha se do të vijojë puna për t’u forcuar kapacitetet spitalore, por edhe stafet mjekësore.

“Deri tani situata është përballuar me sukses, falë gjithë përpjekjes heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid1 dhe Covid2, po gjithashtu dhe gjithë investimeve që janë kryer gjatë gjithë kësaj periudhe për asistencën e mirëfilltë për pacientët me Covid19. Vetëm në spitalin Infektiv, janë trajtuar rreth 800 pacientë deri më sot ku 400 prej tyre, pra 50 % prej tyre kanë patur nevojë për kujdes respirator, kush për një suport oksigjeni, kush është trajtuar nëpërmjet metodave të ventilimit, ja kanë dalë me sukses, falë punës heroike të mjekëve. Një punë e madhe po bëhet në territor përsa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit. Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale.”

Ministria e Shëndetësisë po trajnon stafet mjekësore që do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID-19 edhe me hapjen e strukturave të tjera spitalore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *