Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për korrikun

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Manastirliu: 200 studentë më shumë tek Mjekësia dhe Infermieria këtë vit akademik

17 Tetor 12:48

Sot ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në Universitetin e Mjekësisë, ku në fjalën e saj para studentëve që do të ulen për herë të parë në auditoret e universitetit tha se me vendimin për rritjen e kuotave për këtë vit akademik, përgatitemi për nevojat e së nesërmes.

 

“Lajmi i mirë këtë vit është se 100 studentë më shumë i janë shtuar Fakultetit të Mjekësisë, po kaq edhe Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, duke bërë të mundur rritjen e kuotave në fakultetet tona, në të cilat ne duam jo thjesht të rrisim numrin e studentëve në universitete, por gjithashtu të përgatitemi për t’i bërë ballë asaj që do të jetë e nesërmja, në funksion të plotësimit të nevojave me mjekë, me infermierë, me teknikë të shkencave mjekësore aq shumë të nevojshëm për të ardhmen tonë”, tha Manastirliu.

 

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu tha se studentët kanë mundësi të ushtrojnë praktikat e tyre mësimore në ambiente moderne, falë investimeve që qeveria shqiptarë ka bërë në të gjitha spitalet e vendit, duke nisur me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Ashtu sikurse i’a dolëm që të kemi një laborator të parë të bio-simulimit mjekësor, aq shumë të kërkuar nga studentët e mjekësisë; ashtu sikurse ndërtuam Spitalin Kirurgjikal me sallën digjitale që i shërben studentëve të mjekësisë; sikurse ndërtuam depon e barnave farmaceutike, një prej bërthamave shumë të rëndësishme ku studentët e Farmacisë mund të ushtrojnë praktikat e tyre, gjithashtu investimet në Klinikën e Stomatologjisë për praktikat ashtu sikurse studentët e Stomatologjisë meritojnë që të realizojnë praktikat e tyre, po investojmë dhe po mbyllim shumë shpejt Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin Infektiv, që gjithashtu përfundon së shpejti, me mjedise të posaçme të auditorëve për studentët”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për transparencë dhe meritokraci në të gjithë proceset e formimit akademik të studentëve të Mjekësisë, deri tek punësimi i tyre.

 

“Ashtu sikurse edhe për studentët, për specializantët, çdo vit hapim proceset e specializimit dhe ndiqen tashmë prej 8 vitesh nga më shumë se 1800 mjekë specialistë, të cilët vijojnë dhe një pjesë e tyre ka përfunduar dhe specializimin, patjetër që ne do të vijojmë me atë çfarë kemi thënë dhe do ta bëjmë për ju: transparencën dhe meritokracinë. Ndaj të jeni të bindur që pas përfundimit të edukimit tuaj në Universitet, ju do të keni mundësi të punësoheni me transparencë dhe meritokraci në sajë të platformës sonë “Mjekë për Shqipërinë” apo “Infermierë për Shqipërinë” në varësi të asaj çfarë ju po studioni”, tha Manatirliu.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Infermier Mjekësi Studentë

Nga e njëjta kategori

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem, sa pritet të shënojë termometri ditën e martë

më shumë...

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

më shumë...

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka “Qemal Baholli” në Elbasan mbushet nga fëmijët dhe gjyshërit e tyre

më shumë...

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:26

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për...

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

4:21

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet...

4:18

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka...

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.