Subscribe

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj premton se Shqipëria do të luajë më fort me Spanjën, krahasuar me ndjeshen e djeshme me Kroacinë. Në një deklaratë për mediet, Manaj tha se ekipi duhet të jetë i përqendruar, duke qenë se Spanja konsiderohet një nga tre pretendentet për të fituar Kampionatin.

Manaj: Normalisht, duhet të futemi akoma më fort seç u futëm me Kroacinë. Me Kroacinë, pjesën e dytë patëm rënie. Duhet të jemi të përqëndruar, duhet të japim 100% nga minuta e parë, deri te minuta e 95.

Më tej, Manaj u shpreh i kënaqur me barazimin ndaj Kroacisë. Ai deklaroi se sfida, e cila përfundoi 2-2 mund të ishte menaxhuar më mirë nga kuqezinjtë.

Manaj: Besoj se në pjesën e dytë, Kroacia do sulmonte, ne zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Ekipi tjetër ka lojtarë cilësorë. Pjesën e dytë mund ta menaxhonim më mirë situatën. Jemi të kënaqur me barazimin. Shpresojmë të marrim fitore me Spanjën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *