E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manaj i shënon edhe Fenerbahces, sulmuesi kuqezi në formë të shkëlqyer, goli i 5 në Turqi

Rey Manaj vijon të tregojë shenja të qarta të rikthimit në ditët e tij më të mira. Ish-sulmuesi i kombëtares realizoi edhe në javën e 14 të superligës turke, ndonëse skuadra e tij Sivaspor u mundën 4 me 1 në fushën e Fenerbahçe. Të zotët e shtëpisë shkuan deri në avantazhin 2 me 0 në stadiumin Shukru Saracuglu.

 

Reklamë

Mirëpo në minutën e  50 sulmuesi lushnjar tregoi reflekset e tij para portës kundërshtare duke shkurtuar diferencat e duke rihapur përkohësisht takimin. Ky në fakt ishte goli i 5 sezonal për Manajn, i cili javën e kaluar shënoi dy gola fantastik ndaj Trabzonspor.

 

Megjithatë një autogol i Ogumus dyhe realizimi i Xhekos, konfirmoi diferencat e mëdha ekipore mes Fenerbahçe që është në krye të kampionatit turk si dhe Sivasporit  që është në vendin e 13.

 

Në planin personal sidoqoftë Manaj po hedh fort kandidaturën për të bindur teknikun Sylvinhoo që ta marrë në Euro 2024, ndonëse lufta për një vend në repartin ofensive është e madhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë