Manchester United nuk arrin te rimarre veten nga eliminimi ne kupe prej inferioreve te Bristol dhe merr vetëm nje pike ne transferten e Lesterit. Skuadra e Murinjos është kapur ne befasi ne minutën e 27 kur Mahrez u gjend i vetem ne kufijtë e zones se rreptësisë dhe shërbeu i qete per Vardin qe nuk fali. Por spanjolli Mata ne minutën e 40 ruan qetësinë brenda zonës dhe e çon topin ne rrjete duke barazuar shifrat.

 

Me te nisur pjesa e dyte bën mrekullinë me nje goditje dënimi dhe i jep avantazhin djajve te kuq, por nuk është e thene qe Murinjo te gjeje qetësi, sepse ne minutën e 4 te shtesës Lesteri ndonëse me 10 lojtare barazon shifrat. Maguire i vidhet mbrojtjes se Manchesterit dhe finalizon nje krosim te Albrighton. Manchesteri ngjitet ne kuotën 42 pike pas 19 ndeshjesh, por ka 13 me pak se rivalet e Sitit. Ndërkohe Harri Kejn është njeriu qe rishkruan historinë e kampionatit anglez.

 

Ne ndeshjen ne transferte kundër Bernlit jo vetëm qe i jep fitoren me tripleten e tij Totenhemit, por barazon rekordin historik te Alan Shirer me 36 gola te shënuar ne nje vit kalendarik. Fillimisht me penalltinë e minutës se 5 kaloi Thierri Henrine dhe 34 golat e shënuar prej tij ne 2004 me pas ne pjesën e dyte ishte radha e Robin Van Persit ne 2011 dhe me te tretin barazoi rekordin e Shirer te vendosur ne 1995. Kejn ka mundësinë qe ne Boxing Dai te shënoje dhe te vendose i vetem rekordin ne Angli.

 

Ne kete vit kalendarik vetëm Kavani dhe Mesi kane shënuar me shume ne te gjithë kompeticionet 50 gola, ndërkohe qe Kejn ka 46 te tille. Ishte tripleta e 7 ne kete vit kalendarik per sulmuesin e skuadrës angleze.

 

Ne Itali, Juventusi i falet këmbeve te Medhi Benatias qe shënon kundër ish-skuadrës se tij Romes golin e vetëm te takimit. Pas nje krosimi nga këndi ne minutën e 18 Kielini godet me koke, por ALison është i vëmendshëm,  gjithsesi topi shkon te marokeni qe fillimisht godet traversën dhe me pas e çon topin ne rrjete. Ishte goli i dyte per mbrojtësin ne ketë sezon, ndërkohe qe Juventusi e rrit presionin deri ne fund, por pa mundur te shënoje me. Zonja ka 44 pike nje me pak se Napoli i vendit te pare dhe 4 me shume se Interi i vendit te trete.

 

Ndërkohe Milani e ben dramatike situatën, teksa mundet ne shtëpi nga Atalanta 0-2. Skuadra e Etrit Berishës pati fat kur gjyqtari i anuloi nje gol te Bonaventures pas provës televizive. Ne minutën e 32 Donaruma tregon se nuk është ende portier i madh dhe Kristante nuk fal duke e çuar topin ne rrjete. Mund te kishte ardhur edhe me keq per faj te gafave te Donarumes, por gjyqtari kishte vërshëllyer dhe goli nuk u konsiderua i rregullt ne minutën e 36. Ne te 72 Milani kapet ne befasi pas nje kundërsulmi dhe Ilicic nuk fal. Milani mbetet ne kuotën 24 pike ne vendin e 11, ndërsa Atalanta shkon ne 27dhe i afrohet zonës Europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *