Dita e djeshme nuk ka qenë thjesht e vetëm një tjetër ditë e zakonshme në kalendar! Përkundrazi! Një vit më shumë dhe një tjetër arsye për të festuar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka festuar dje ditën e lindjes.

 

 

Për Zaimina Vasjarin, ky 31 vjetor vjen ndryshe! Përveç statusit të ri si mami i bukuroshes së vogël Khloe, këngëtarja ka shumë motive të qenësishme për ta bërë të paharruar këtë ditë. E rrethuar nga dhuratat e shumta, urimet speciale dhe prania e njerëzve më të dashur në jetën e saj, Zai ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të festuar. Në një jaht, në një festë private, e veshur me rroba banje të zeza, festa e madhe është realizuar në bregdetin shqiptar.

 

 

Përmes fotove të postuara në instagram, ajo tregon edhe disa detaje nga dekori i festës, ku dominojnë tollumbacat e zinj.

 

 

Me siguri, që e gjithë atmosfera e krijuar dje në jahtin e ditëlindjes së këngëtares së njohur, e ka bërë të paharruar festën dhe gjithçka tjetër e rrethonte atë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *