Mamaja e Kaçifas ankohet: Votuam për Tsipras por tani nuk na ndihmoi

Mamaja e Konstandinos Kacifas I ka kërkuar llogari në distancë kryeministrit grek, se përse nuk ka reaguar aspak deri tani mbi ngjarjen që ka ndodhur në Bularat.
Vasiliki Kacifa është ankuar duke thene se deri tani Tsipras nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e djalit të saj.
Ajo tha për mediat greke se është ende në pritje të një telefonate, qoftë ajo ngushëllimi nga Alexis Tsipras.

“Tsipras nuk bëri asgjë. Nuk na ndihmoi aspak, nuk doli të thotë qoftë edhe dy fjalë humane. Votuam për të, dhe cfarë bëri ai për ne që e mbështetëm? U treta, u lodha”.
Mamaja e 35 vjecarit Kacifa falenderoi të gjithë qytetaret grek pëtr mbështetjen dhe sensibilizimin dhe I kërkon grekeve që të kenë forcën dhe të flasin për padrejtësitë që I bëhen.
Varrimi i djalit te saj do te behet kete te enjte ora 13:00 ne Bularat, teksa pritet qe nje numer i madh grekesh dhe minoritaresh te jene ne kete ceremoni.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=6fyzTM_naPg




