Policia Kufitare ka vënë në pranga dy persona dhe proceduar dy të tjerë pasi tentuan të kalonin mallra kontrabandë në kufi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pikën e kalimit kufitar të Rinasit një qytetar nuk ka deklaruar disa bizhuteri floriri të dyshuara si të vjedhura.

 

“Në PKK Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen 1 dokument fals dhe mallra (veshje) me vlerë rreth 13 000 euro.

Në portin e Durrësit u godit një rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro”, thuhet në njoftim.

 

Ndërkohë një tjetër qytetar nuk ka deklaruar veshje vlera e të cilave arrin deri në 13 mijë euro. Policia njofton se ka ndaluar dhe një tjetër person që ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente false.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *