Teksa qëndronin në verandë, një pjesë e fermeëve janë shprehur se i ka marrrë malli per familjarët.

Valeri ka treguar disa detaje nga jeta e tij. Ai u shpreh se kur shkon me partneren e tij në udhëtim, ata e kanë mendjen tek fëmijët edhe pse i kanë lënë me gjyshërit dhe janë të sigurt. Fermeri shprehet se shijojnë ditën e parë të udhëtimit, por pastaj janë në merak për fëmijët.

 “Nuk duhet t’a lësh veten të lirë në çdo kohë se ashtu të pushton malli, të tjetërson krejt qëndrimin këtu. E njëjta ndjesi sikur shkon jashtë, për shembull 3 ditë dhe ditën e parë fillon me idenë hajt se po vizitoj po shikoj, por dhe thua fëmijët, fëmijët, fëmijët. Se shijon as ditën e dytë as të tretë. Këtë bëjë unë me nusen kur udhëtojmë. Më çmende them unë nuses se thotë fëmijët, fëmijët, bëj sikur më ka ngel hatri në mënyrë që t’a largoj pak mallin. Fëmijët janë me nënën i them, janë 500 herë më mirë se ne se e dim që kujdesen. I them pse ndalesh të mendosh atë gjenë, shijoje”, rrëfen Valeri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *