E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Maliqi thirrje për protesta masive: Uragani të vërshojë në rrugë! Largoni diktatorin

Deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan diktator.

 

Teksa bën thirrje për “revolucion demokratik”, ai iu kërkoi qytetarëve që të protestojnë dhe refuzojnë shërbimet, duke shkuar në mosbindje civile.

 

“Largoni diktatorin sot neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli, mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve. Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë