Deputeti Lefter Maliqi këtë të enjte nga Vizion Plus është shprehur se nuk ka besim që do të bëhen ndryshime në Reformën Zgjedhore pasi sipas tij, mazhoranca kërkon vetëm arnim të saj.

 

Maliqi është shprehur për 7 pa 5 se reforma zgjedhore mazhoritare do të ishte dhe zgjidhja e duhur për vendin, pasi është një lloj vetingu për politikën.

 

“Reforma zgjedhore mazhoritar e zgjidh është një lloj vetingu ne politikë. Kur ka qene sistemi mazhoritar ka pasur tamam profesionist pa të shkuar kriminale pas 2005 kemi një tjetër pamje të parlamentit, kemi deputet që nuk dinë të lexojnë, të kapur nga krimi dhe jo profesionist. Nuk besoj se reforma zgjedhore mund të realizohet vetëm nëse ndërhyjne ndërkombëtarët, pasi mazhoranca thjesht po bën arnime në kod.”

 

Zgjedhjet e parakohshme sipas Maliqit janë e vetmja zgjidhje që i duhet Shqipërisë, për të bërë të mundur pastrimin e parlamentit të kapur nga krimi.

“Zgjedhjet e parakohshme për interesin e vendit, jam që parlamenti të shpërndahet për shkak të nivelit të ulët të deputeteve, për shkak të kapjes së parlamentin dhe për shkak të listave të mbyllura te deputeteve. Zgjedhjet e parakohshme besoj se mund të jenë zgjidhje se nese fiton opozita e bashkuar, jo PD pasi nuk fiton e vetme por bashke me LSI-ne dhe aleatet e tjere dhe zhgënjimi i socialisteve jane e mira e vendit, këtë e di mirë Rama ndaj po i shtyn sa të mundet.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *