E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Maliq, prodhimet mbeten stok! Fermerët ankohen për mungesën e tregut të shitjes

Qindra kunjtal prodhime bujqësore nga fermerët në fushën e Maliqit, kryesisht misër, patate, qepë e grurë, te cilat janë kulturat bazë të fermerëve të kësaj fushe, kanë mbetur të pa shitura.

Skënder Hamzaj është një nga fermerët në fshatin Drithas, i cili kultivon grure dhe misër. Ai tregon se ka më shumë se 500 kv misër të pa shitur ashtu siç ka stok edhe sasi të mëdha gruri.

Sipas tij, një nga arsyet e mosshitjes së misrit ka të bëjë e me uljen e numrit të krerëve të bagëtive

Robert Qeleshi është një tjetër fermer në fshatin Zvirinë të bashkisë së Maliqit, i cili gjithashtu ka prodhim të pa shitur.

Reklamë

Përgjegjësi i sektorit të bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Aurel Zenunllari pranon faktin se një pjesë e mirë e prodhimeve kanë mbetur të pa shitura por e ka të vështirë të thotë në qoftë se kjo ka të bëjë me prodhimet e importuara apo se fermerët kanë shtuar sipërfaqet e kulturave bujqësore.

Vetëm në fushën e Maliqit janë të kultivuara rreth 4000 hektarë misër, 600 hektarë me patate dhe misër, si dhe 650 hektarë me qepë.

Më shumë video

Reklamë