Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi qytetarët shqiptarë se Mali i Zi ka vendosur që të hapë kufirin me Shqipërinë që prej datës 1 qershor 2020,  duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Po ashtu, Ministria lajmëroi se të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura nuk do t’iu kërkohet asnjë provë apo analizë special, por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *