Politikë
Mali i Zi drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë

Në dy seanca të jashtëzakonshme, parlamenti i Malit të Zi do të vendosë për shkurtimin e mandatit të kuvendit e më pas për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të propozuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.
Reklamë
Nëse kuvendi mbështet shkurtimin e mandatit të deputetëve, presidenti i Malit të Zi, do të duhet të shpallte menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe deri në mbajtjen e tyre, qeveria e Krivokapiç do të mbante pushtetin në mandatin teknik.
Në rast se kuvendi voton mosbesimin ndaj qeverisë, ky do të jetë një fillim i negociatave për formimin e qeverisë së re, e cila mund të ketë në krye edhe shqiptarin Abazoviç.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




