E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mali i Tomorrit, park kombëtar, Presidenti Meta firmos peticionin e “Smile Albania”

Qeveria duket e vendosur që Malin e Tomorrit ta kthejë në një park kombëtar  cili duhet të ruhet nga shkatërrimi.

 

Për këtë qëllim në pelegrinazhin  që ogranziphet cdo vit në muaji ngusht në Teqenë e Abaz Aliut të rinjtë e projektit “Smile Albania” vijuan mbledhjen e firmave për petecionin kundër shaktërrimit të Malit të Tomorrit.

 

Reklamë

Peticionit i është bashkuar edhe presidenti i republikës Ilir Meta I cili ishte pranishëm në festë.

 

Në këtë mënyrë  edhe kreu I shtetti ju bashkua shqetësimit të banorëve, turistëve dhe jo vetëm, që kërkojnë ndaljen e shkatërimit të këtij mali nga bzinesi i guroreve.

 

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, tha se kjo pasuri i perket të gjithëve ndaj dhe duhet të ruhet me patjetër.

 

Sipas ministrisë mbledhja e firmave do të vijojë edhe në ditët në vijim, në Tomorr dhe në atraksione të tjera turistike të Beratit, për t’ju drejtuar më pastaj organeve të drejtësisë.

 

Dokumenti do të shërbejë si një provë shtesë për rrëzimin e vendimit të gjykatës Administrative e cila ka rrezuar nje vendim qeverie që zgjeronte hapesiren e mbrojtur duke ua lënë atë në përdorim guroreve.

Më shumë video

Reklamë