E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 41 minuta më parë
Video · Ekonomi

“Mali” i koncesioneve në ekonomi

Vala e kontratave koncesionare si dhe atyre me partneritet publik privat kap shifrën prej 807 miliard lekë, ose sa 46% e PBB. 50 % e tyre janë vetëm në energjetikë. Shifra është bërë publike nga ministri i financave.

 

Duke diskutuar për çështjen më të debatueshme, atë të kostove të kontratave koncesionare në ekonomi, shqetësimi i deputetëve në Komisionin e Ekonomisë u fokusua tek tejkalimi i vlerave në projektet në infrastrukturë, nga parashikimi fillestar tek zbatimi në praktikë.

 

Reklamë

Një trend ky i cili u evidentua fillimisht tek rruga Kombit, vijoi me Tiranë-Elbasan, po zbatohet edhe në segmente të tjera rrugore, siç është rruga Thumanë-Vorë-Kashar.

 

Por ndërtimi i disa rrugëve në vend sipas ministrit nuk do të ketë efekte në buxhet, pasi do të financohen nga pagesat e qytetarëve, siç është rruga Tiranë-Durrës.

 

Ministri Ahmetaj tha se qeveria ka marrë masat që çdo vit të mos tejkalojë shpenzimet për koncesionet përtej 5 % të të ardhurave vjetore. Sipas të dhënave, kulmi i pagesave që do të kryhen nga buxhetet i shtetit për këto kontrata janë në vitet 2022 deri në 2024.

Më shumë video

Reklamë