E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

Malet mbulohen nga dëbora, reshjet krijojnë vështirësi, por rrugët janë të hapura në Dibër, Bulqizë, Mat dhe  Shkodër

Dritan Kurti, gazetar Vizion Plus: “Reshjet e shiut ja kanë lënë vendin borës në Qarkun Dibër. Në lartësinë deri mbi 1000 metra mbi nivelin e detit pati reshje dëbore. Fshatrat e Dibrës si Lura, Kalaj e Dodës, Arras janë mbuluar nga bora, ndërsa rrugët që i lidhin me Peshkopinë janë të hapura. Bora arrin deri në 10 centimetra por pa krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve”.

Në Bulqizë reshjet kanë prekur fshatrat e Tërnovës së Madhe e të Vogël si dhe disa fshatra të njësisë administrative Martanesh.

Në Mat, situatë problematike vijon të jenë rrugët rurale të cilat u dëmtuan nga reshjet e shiut që përfshinë vendin prej një jave.

HEC-et Ulëz e Shkopet kanë hapur portat për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Mat si dhe rrjedhave të tjera.

Reklamë

Ndërkohë në malësitë e shkodrës në  Koplik-Boge, Dedaj-Razem e Boge-Theth, reshjet kane pushuar, por temperaturat kanë rënie të ndjeshme

Aktualisht po punohet me kujdes në Qafë Thore për zgjerimin e rrugës, njëkohësisht duke monitoruat faqen malore për ndonjë ortek të mundshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë