Malësi e Madhe/ Në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i shpallur më herët në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e një sasie të madhe bimësh narkotike.
I arrestuari është shtetasi Vasel Mecaj, banues në fshatin Vukpalaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Hetimet e deritanishme tregojnë se në muajin gusht të vitit 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka kultivuar rreth 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv




