Malaj: Ngecja shkak i krizës ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet BE
Ish ministri i Ekonomisë Arben Malaj këtë të hënë nga emisioni KAPITAL në Vizion Plus me Aleksander Furxhi, është shprehur se jo-në e BE-së duhet ta analizojmë në të mirat dhe disavantazhet që mund të na sjellë.
Malaj është shprehur se kriza ekonomike dhe sociale që kanë përfshirë BE-në janë dhe faktorët kryesorë ndikues në vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Çfarë përfitojmë po të hapeshin negociatat dhe çfarë nuk përfitojnë qoftë dhe nëse hapeshin me kushte. Në këtë aspekt mendoj se debati më i madh në historinë e BE është kriza ekonomike dhe problemet e brendshme të vetë vendeve anëtare. Unë mendoj se kjo do të jetë një krizë e thellë, dhe ne duhet të largojmë debatin publik, se kur Macron do të arrijë të bindë vendet anëtare në lidhje me reformimin, që të thellojë integrimin e BE nuk ka një afat. Ngecja ka të bëjë me krizën ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet BE-ja. Po të diskutojmë për 9 kushtet e Gjemanisë duhet që të diskutojmë në lidhje me faktin se pse nuk ka hapa konkret në lidhje me vendimin që u mor nga Gjermania, ku janë përputhjet e opinionit të opozitës me mazhorancën. Pse nuk kishim një takim mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel?.




